Skip to content

Tronditet Veliaj, KQZ merr vendimin e rëndësishëm. Humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë

Erjon Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë Tiranë, ose më saktë nuk duhet të jetë pasi ligji e parashikon qartë.

Kjo ndodh pas rregjistrimit të tij në zgjedhje si banor i Durrësit, pasi ndodhet në këtë paraburgim, ka bërë me dije gazetari Isa Myzyraj.

Related article  'Keto raste ndodhin...' Fitorja e Rames habit edhe inteligjencen artificiale, ja pergjigjia e Chat GPT

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Related article  Koncert në Shqipëri dhe intervistë me Blendi Fevziun, 2 dëshirat e Parashqevi Simakut

 

Published inLajme