Skip to content

U filmua duke kryer marrëdhënie me të dënuarin! Merret vendimi për Gardianen

Linda De Sousa Abreu, një oficere 31-vjeçare e burgut HMP Wandsworth në Londër, është dënuar me 15 muaj burg pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ngjarja ndodhi më 25 qershor të vitit të kaluar dhe videoja e incidentit u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke bërë që De Sousa Abreu të identifikohej dhe të arrestohej nga Policia Metropolitane në Aeroportin Heathrow më 28 qershor.

Related article  Dashuria dhe paraja do të magjepsë keto shenja! Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë pas Binjakeve

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Martin Edmunds theksoi se veprimi i oficeres ishte një shkelje serioze që dëmtoi disiplinën në burg dhe e rrezikoi sigurinë e kolegëve të saj.

Related article  Partia Demokratike në zi, ndërron jetë ish-kryebashkiaku

De Sousa Abreu pranoi fajësinë për shkelje të detyrës publike. Ajo u dënua me 15 muaj burg, gjysmën e kohës së dënimit do ta kalojë në paraburgim dhe pjesën tjetër do të shërbejë në liri të kushtëzuar.

Related article  Tmerr ne Tirane, dy vajza te mitura rrihen, zhvishen ne mes te rruges dhe filmohen per tu...

Shërbimi i Burgjeve ka theksuar se është angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar procedurat e verifikimit të stafit, duke garantuar se nuk do të tolerohen shkelje të tilla të rënda.

Published inLajme