Skip to content

Gjesti “shpërthen” pas Prime-t — Kërcënon Ledionin dhe produksionin: “E shti benzinë…” (Video)

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania, tensioni brenda shtëpisë duket se ka arritur kulmin.

Rozana Radi u shpall si finalistja e parë, pasi mposhti në një nominim kokë më kokë Gerta Gixharin, ndërsa më pas zgjodhi Egli Takon dhe Laert Vasilin për të shkuar në një tjetër nominim, ku njëri prej tyre do të bëhet finalisti i dytë.

Related article  Enver Hoxha, HERO I POPULLIT - Zbulohet dokumenti trondites i qeverise Rama

Por kjo situatë ka ndezur një tjetër zjarr brenda shtëpisë.

Gjesti, i konsideruar gjerësisht nga publiku si banori më aktiv dhe më i preferuar, nuk është përfshirë as në këtë përzgjedhje, çka ka shkaktuar një shpërthim emocional të fortë prej tij. I revoltuar pas Prime-it, ai është dëgjuar t’i thotë Eglit:

Unë e shti benzinë, e kalli. Kam për të hyrë në burg, betona!”. Më pas i drejtohet Gertës: “Nese Jozi, Danja, Egli, Rozana dalin ne finale, na mbesin kerkun, un e kalli benzin biznesin. Hy ne burg dhe ciao. Iku jeta. Ky eshte fundi!”.

Gjesti ndjen se po neglizhohet padrejtësisht, pavarësisht kontributit dhe protagonizmit të tij gjatë gjithë sezonit.

Related article  Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …

Në rrjet, fansat janë ngritur në mbrojtje të tij, duke akuzuar produksionin për manipulim të situatës dhe për favorizim të banorëve të caktuar.

Related article  'Duka e Silvinjo xheloze...' Ish deputeti kembengul qe ka formulen matematikore per te mundur Serbine

Nëse Gjesti nuk shkon në finale, ky është skandali më i madh i këtij sezoni“, shkruajnë komentues të indinjuar në rrjetet sociale.

Për momentin, produksioni nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Gjestit apo për ndonjë masë disiplinore.

Published inLajme