Skip to content

Ledioni ironizon Arbanën, pasi shkoi në Tv Klan (Video)

Pas një mungese dyvjeçare në ekran, moderatorja e njohur Arbana Osmani bëri rikthimin e saj në televizion me spektaklin “X Factor Albania” në Tv Klan.

Në momentin që u ngjit në skenë, Arbana përdori përshëndetjen e saj të famshme , të “huazuar” nga Big Brother VIP Albania: “Mirëmbrëma yje.”

Ndërkohë, vetëm pak më vonë, gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP Albania” në Top Channel, Ledion Liço u shpreh para publikut: “Yje… Edhe pse fjala ‘yje’ ka kohë që është zhdoganuar, po ju e meritoni të quheni yje.”

Në skenën e X-Factor, Arbana bëri një rrëfim të guximshëm ku foli hapur për largimin e saj nga Top Channel dhe arsyet që e shtynë të bëjë një pauzë nga televizioni.

Related article  Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit: 35-vjeçari i jep fund jetës

Ajo tregoi se, pavarësisht suksesit, ndjeu se po humbiste veten dhe kishte nevojë të rigjente balancën në jetën personale.

Pa filtra, Arbana pranoi se u largua pa një plan B, me shumë frikë, por me vendosmërinë për të zgjedhur veten përpara famës.

Related article  “Hajde t’i nxjerrim…” - Plas sherri në Parlament mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjës, ish-ministri heq xhaketën dhe…

Rikthimi i saj në “X Factor Albania” u shoqërua me emocione dhe një mesazh të fuqishëm: suksesi i vërtetë është paqja me veten.

Related article  “Të gatshëm për t’i dhënë fund luftës” Zelensky “ndërron” mendje: Është koha për...

Published inLajme