Skip to content

Parashqevi Simaku foli shqip! Artistja që u shndërrua në “gruan që…

Magjia e zërit të Parashqevi Simakut, erdhi këtë herë jo përmes këngës.Dy fjalë të saj në gjuhën mëmë vijnë pas një mungese të gjatë në skenë. Një intervistë e rastësishme e këngëtares ikonë në TV amerikan ABC 7  ndezi nostalgjinë dhjetëra vjeçare të shqiptarëve; ku befasia e shndërrimit në një grua në nevojë që merrte ndihma sociale bëri që të vihej në pikëpyetje identiteti i Parashqevi Simakut. Ishte ajo vërtetë e artistja e zemrave, e bukura Simaku?

Related article  Loredana pas largimit të Jozit? “Babai paska patur të drejtë, une Jozin vetem…”

Komentuesit besonin se zëri dhe buzëqeshja janë elementë të pa ngatërrueshëm të saj. Por teksa i njohën të qeshurën… lexon mosdëshirën për të besuar gjendjen e saj.  Dhe zhurma shuhet. Pyetjeve ju jep përgjigje vetë Parashqevi Simaku, me pak fjalë në shqip ku nuk mohon vendlindjen dhe që shuan kureshtjen e fatit të saj. Mirësinë e shquan në bisedën me emigranten shqiptare që ndan videon e radhës në botën digjitale. Një komunikim që tregon më shumë se ajo që duan të tjerët për të; nuk është zgjedhja e saj. Por i kuqi dhuratë në buzët e Parashqevisë, sjell një moment të së shkuarës për të.

Pa një telefon në duar, pa një adresë banimi, por i vetmi komunikim që ajo preferon të ketë është përmes rrjeteve sociale; në Facebook. Në një vëzhgim aty me të njëjtin emër që dha në kanalin amerikan Nolfe Simaku; ajo prezantohet së pari si nënë e besimtare në Zot dhe nuk mohon talentin që ia njohin të gjithë shqiptarët ‘Këngën’. Publiku shqiptar nuk e ka harruar dhe në hapësirën ku ajo kërkon komunikimin, ku nuk do të jetë e vetme, pas humbjes së kujdestarisë së të birit nga divorci, e largimit që në vitet 90’ nga Shqipëria me titullin e madh si ikonë e artit dhe bukurisë; i kërkojnë rikthimin në vend dhe e sigurojnë për mikpritjen…
Published inShowbizz