Skip to content

Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK, Karamuço plas “bombën”: Të përfshirë dhe…

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë këtë mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

Related article  Gjinekologia shqiptare tregon se sa herë në javë duhet të kryeni marr***ënie te beheni 100 vjec

“Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm.

Related article  Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti i njohur shqiptar i jep fund jetes, duke...

Ata nuk kanë pasur as ndonjë aftësi të madhe për hakerimin, kanë njohuri mesatare për këtë, ndaj kjo të bën të dyshosh se ka persona të tjerë që dinë më shumë. Këta janë ekzekutorë, por kush i drejton. SPAK duhet të ketë kurajën ti zbulojë. Por disa informacione paraprake dhe ende të pakonfirmuara thonë se gjurmët shkojnë deri në Parlamentin e Shqipërisë. Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço.

Related article  “Do ma fshijë Top-i”— G-Bani me deklaratë publike për Eglin: “Mora vesh që…”

 

Published inLajme