Skip to content

Një vit më parë i vranë djalin në Tiranë, nëna i jep fund jetës

Nëna e Rigels Kasos është gjetur e pajetë në banesë. Rigels Kaso-42-vjeçari u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë.

66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.

Related article  'Gjendje e rëndë...', Romeo Kara ngre alarmin: Meta përballet me tre akuza të rënda, pritet të…

Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.

Related article  Çfarë po ndodh?! Rriten infektimet me sëmundjen e rrezikshme!

Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i cili ishte dhunuar dhe lënë në mes të rrugës

Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të.

Related article  Përgjimet/ “Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë”, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Published inLajme