Skip to content

Hakerohen kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK. Kush i vodhi dosjet?

Raportohet se disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Sipas mediave, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj – i arrestuar për këtë ngjarje – kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.

Related article  Veliaj kërcënon policin dhe i merr telefonin, SPAK i bën gjëmën pasi telefonata…

Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.

Related article  Lajmi i fundit/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja në Durrrës

Portali WebLajm raporton më tej se disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.

Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit.

Related article  HOROSKOPI I SË ENJTES/ Do iu thyhet zemra! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar. Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK.

Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh.

 

Published inLajme