Skip to content

Tragjedi/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeccare, futbollisti i njohur

Leandro Domingues ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Idhull në Brazil, lojtari në fjalë ka veshur fanellat e Vitória-s dhe Cruzeiro-s, me eksperienca të shkurtra edhe te Fluminense dhe Portuguesa, si dhe një aventurë në Japoni me Nagoya Grampus dhe Yokohama FC.

Ish-mesfushori po luftonte kundër kancerit të testikujve që nga viti 2022.

Related article  Arrèstimet sot bejne NAMIN! Rama sapo doli me rèagimin e papritur

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) i ka bërë një homazh lojtarit dhe ka vendosur që para të gjitha ndeshjeve të Serisë A dhe B këtë fundjavë të mbahet një minutë heshtje. Presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues, u shpreh:

“Kam pasur mundësinë të ndjek hapat e parë të Leandro Domingues. Ai është nga qyteti im. Jam jashtëzakonisht i tronditur nga kjo humbje e parakohshme. Qoftë Zoti pranë familjes së tij, tifozëve dhe miqve të tij. Leandro lë pas një trashëgimi të bukur në futboll, sidomos për tifozët e Vitória-s…”

Ndërkohë, klubi Vitória e kujtoi ish-lojtarin me një mesazh prekës:

Related article  'Nuk duhet të keni frikë...' Mesazhi i zv. presidentit të SHBA para zgjedhjeve per politikanet shqiptare

“Leandro ka qenë gjithmonë një mjeshtër i vërtetë në fushë, duke treguar vendosmëri dhe pasion për klubin. Trashëgimia e tij e forcës, përkushtimit dhe shembulli i tij si person do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.”

 

Related article  Vendimi i PD, Nese opozita fiton zgjedhjet, nuk do jete kryeminister Berisha, ja si do zgjidhet
Published inLajme