Skip to content

“SPAK më kapi në aeroport”, Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë MOTRA në…

Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë të marrë me qira nga e reja në Elbasan, humbi jetën 29-vjeçari Enea Thomaraj, ka hedhur akuza ndaj SPAK.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Xhovana shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli, ku thekson se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.

Related article  Horoskopi per diten e sotme - 20 Gusht 2025

Gjithashtu ajo shkruan se Prokuroria e Posaçme mbron kriminelët dhe do që të shkatërrojë familjen e saj.

Xhovana Nikolli: Spak fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. me ben prit ne Aeroport dhe me than qe mos ik ne spanj se motra t’ka shit do t’vrasin fjalet e Spakut! Mbroni kriminelat dhe doni te shkatrroni familjen tone .. Jam e gatshme per cdo gje deri ne fund.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi leje gjykatës për kontrolle për shkak të hetimeve që po kryen për shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin me qira më herët motrat Nikolli.

Related article  Tragjedi në Hollywood/ Trupi i copëtuar gjendet në makinën e këngëtarit të njohur

Nga shpërthimi fatkeqësisht u lëndua fqinji i tyre Enea Thomaraj, i cili për shkak të plagëve në pjesën e kokën nga rënia e derës së banesës së tij qëndroi 3 muaj në koma dhe humbi jetën në 4 Tetor të 2024.

Related article  Sali Berisha i tregon Erjon Veliajt se kush fshihet pas emrit Nesti Angoni

I riu ishte pa asnjë  precedent të mëparshëm penal.

Published inLajme