Skip to content

Shpërthen fabrika, 12 viktima dhe 5 të plagosur

Një shpërthim tragjik ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të eksplozivëve në lagjen Karesi të Balıkesir, Turqi, ku kanë humbur jetën 12 persona dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në seksionin e prodhimit të kapsulave të eksplozivëve, për arsye ende të paqarta.

Related article  Zelensky jep lajmin e bujshëm: Jam gati të…

Pas shpërthimit, janë dërguar menjëherë ekipe të emergjencës dhe zjarrfikës, për të trajtuar të lënduarit dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Një pjesë e fabrikës duket se është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona pasi fabrika punëson 1000 punëtorë. Në informacionet e para nga mediat turke thuhet gjithashtu se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim të mundshëm dhe të dhënat e deritanishme flasin për një aksident.

Related article  Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e këtij incidenti tragjik, ndërkohë që familjarët e viktimave janë në dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të afërmve të tyre.

Related article  “Shpȅrthím i fʋqíshȅm”/ Pɑník në Tiranë. Çfarë po ndodh?! VIDEO dhe FOTO nga vendngjarja – Detajet e para

 

Published inLajme