Skip to content

Vrasja e Stiven Toshkësit, autorit Axel Hoxhaj i ndodh e keqja fiks dy vite pas krimit

Axel Hoxhaj është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Stiven Toshkësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të 2 viteve më parë në kryeqytet.

Ndërkohë që fajtor për “moskallëzim” krimi është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Related article  Never-Before-Seen Photos: The first glimpse of Epstein and Maxwell’s twisted affair — at Trump’s glamorous Plaza Hotel gala

Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut.

Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.

Related article  Forensic psychologist reveals Bryan Kohberger's bombshell motive for Idaho slaughterhouse: 'It was hiding in plain sight'

Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar.

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.

Related article  Climbed Over

2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.

Por edhe pse i përfshirë, Arbër Murataj është i shpallur në kërkim dhe ende nuk ka përfunduar në prangat e Policisë.

Published inNEWS