Skip to content

Partizani humbet yllin e skuadrës, sulmuesi transferohet jashtë vendit. Ja sa para do fitojë

Tedi Cara është larguar zyrtarisht nga Partizani.  Sulmuesi anësor do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, te skuadra e Oleksandria.

Akordi është mbyllur, ndërsa kjo është njoftuar nga vetë drejtori i ukrainasve, Ivan Telko, i cili ka thënë se sulmuesi i Partizanit, është transferimi i parë i Oleksandrias për merkaton dimërore.

Related article  'Doja ta...', Laert Vasili tregon momentin kur pas shumë vitesh gjeti personin që abuzoi me te

“Tashmë kemi transferimin e parë. Sipas nesh, ky është një anësor mjaft i kualifikuar nga Shqipëria, nga skuadra e Partizanit. Ky është nënshkrimi ynë i parë, artisti ynë i ri. Jemi të lumtur që e mirëpresim dhe urojmë nga distanca të tregojë më të mirën. Kjo është sit ë thuash një deklaratë zyrtare, ai tashmë është lojtari ynë”, ka thënë Telko.

Related article  "Blerjet online të Ajolës" - Reagon Veliaj: Shpifje kriminale e Prokurorit të SPAK, janë blerje për...

Klubi shqiptar pritet të përfitojë rreth 150 mijë euro për shitjen e yllit të ekipit. 150 mijë euro në arkat e të kuqve, të cilët e shesin Cara sa dyfishi i asaj që e blen në vitin 2020 nga Besa, pra 75 mijë euro.

Related article  U tha që Egli është në gjendje shumë të rëndë, zbulohet e vëreteta! Ja cfarë qëndron pas këtij lajmi të bujshëm

24 vjeçari e mbyll kështu me Partizanin pas plot 198 paraqitjesh me fanellën e kuqe. Në gjithë këto ndeshje, sulmuesi kavajas ia ka dalë që të shënojë 41 gola dhe të asistojë në 22 të tjerë.

Published inLajme