Skip to content

‘Do e marrësh më qafë siç more Lulin’, Lapaj reagon për videon e Ramës

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, ku i drejtohej kryetarit të PD Sali Berisha, se do ta merrte Lapajn në qafë ashtu siç mori sipas tij edhe Lulzim Bashën.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj e ka quajtur postimin e shpërndarë nga Rama si bullizim, ndërsa shtoi se kryeministri është i frikësuar nga një i ri që nuk i pranon pazaret.

Related article  BREAKING NEWS: Iconic CNN host just BLEW THE LID OFF the democrats!

“Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash”, ka sfiduar ai kryeministrit.

Reagimi i Lapajt:
Kjo ditë e gëzueshme për ë gjithë besimtarët duhet të ishte një ditë feste e gëzimi dhe një ditë pushimi për të ligën e të keqen por kryeministri jonë që pa gdhirë poston një video ku më bullizon dhe më njehson me bahskëudhëtarin e tij politik me të cilin ndryshuan e morën peng Kushtetutën në 12008 dhe mbajtën peng hapjen e listave vitin e kaluar.

Related article  Poll: Americans think Iran poses a real threat to US security, but split on Israel’s strikes

Çfarë e shqetëson një kryeministër që ka 28 vite në politikë, që ka mbi 20 mijë automjete të administratës që i keqpërdor, që të dhunojë e bullizojë një të ri me ëndrra e që në moshë është sa djali i tij.

Related article  Judge Asks Diddy How He Was Feeling. His Answer Made the Judge Laugh

Mos vallë fakti që ky i ri nuk i vjen në pazar dhe thotë që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme? Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash.

Published inNEWS