Skip to content

Habit Jul Deda, publikon një foto të Egli Takos në pozicion të çuditshëm (Foto)

Aktori Jul Deda vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh komenton dinamikat mes banorëve të Big Brother VIP Albania 4.

Ai ndan vazhdimisht mendimet e tij në TikTok dhe Instagram, duke analizuar situatat dhe duke bërë vërejtjet e tij për lojën e banorëve.

Related article  Moti merr kthesë të martën, ç’pritet të ndodhë me temperaturat

Një nga personazhet që Juli ka kritikuar shpesh është Egli Tako. Ai e ka komentuar dhe ironizuar vazhdimisht lojën dhe sjelljen e saj, shpeshherë duke ndezur debat mes ndjekësve.

Në spektaklin e së shtunës, Egli pati një debat me opinionistin Arbër Hajdari, dhe Juli reagoi menjëherë në Instastory duke shkruar: “Duro deri më 19 prill, Arbër Hajdari, s’ke ç’bën.”

Related article  Rama nuk fiton dot! Sondazhi i italianëve nxjerr “fituesin” e zgjedhjeve: Kush ëshë SURPRIZA e madhe

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti që krahas këtij mesazhi, aktori publikoi edhe një foto të opinionistit dhe Eglit, ku kjo e fundit ishte kapur në një pozicion të pafavorshëm, duke u interpretuar si një tentativë për ta denigruar.

Related article  Tronditet Berisha, kryebashkiaku i djathtë nga bastioni i PD-së bashkohet me Ramën?!

Postimi i tij ka shkaktuar sërish reagime në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë kritikuar për qëndrimin e tij ndaj Eglit, duke theksuar se ai e ka pasur në shënjestër që nga fillimi i spektaklit e deri më sot.

Published inLajme