Skip to content

Trondit Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…(video)

I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

Related article  Të shtëna me armë zjarri në lokal, ka viktima dhe të plagosur

Ai shtoi më pas se: Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?
Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

Related article  Gjesti: “I kërkoj falje familjes së Eglit, por s’kam ndjenja” (Video)

Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.
Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

Gerti: Po, po.
Atalanta: Ju e njihni?
Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.
Atalanta: Ju e njihni atë djalin?
Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.
Atalanta: Keni një emër?
Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.
Gerti më pas u shpreh se:

Related article  Veliaj drejt burgut/ Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.

Published inLajme