Skip to content

Nuk mendohej kurre! Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother – ja për çfarë bëhet fjalë

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!

Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Related article  E fundit/ Kandidati për deputet ikën nga PD, do jetë në listën e PS-së

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Related article  I thanë se “Gjesti s’do jetë kurrë i yti” Xheneta i përgjigjet kështu komentuesit

Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar:
“Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe

Related article  Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2025? Nga komunikimi telepatik, tek shkatërrimet

Published inLajme