Skip to content

U tërhoq nga kandidimi, fituesi i Primareve në Tiranë befason me veprimin e tij

“Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik.”

Kjo ishte një prej fjalive që fituesi i Primareve të PD-së në Tiranë, Hysen Kadiu shkroi në reagimin e tij, kur vendosi të tërhiqej nga kandidimi për deputet, pasi u la në listën e hapur, teksa nuk i kurseu kritikat për lidershipin e partisë në qendër.

Related article  “Iu fute burrit të martuar mes këmbëve…”/ Selin shp*rthen ndaj Juelës: Ia ke future në gojë

Disa e morën atë fjali, se Hysen Kadiu, ish kreu i degës së PD-së në Kavajë do t’i jepte lamtumirën angazhimit në politikë, por ditën e sotme fituesi i Primareve në Tiranë është shfaqur sërish në krah të Berishës.

Related article  'Qelloi me arme grupin e PD' Arrestohet polici, babai i kandidatit te PS, ja cfare tentoi te bente para se...

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit, ku i pranishëm ka qenë edhe Sali Berisha. Siç shihet në fotot e mëposhtme, pranë Berishës në tavolinë shfaqet dhe Hysen Kadiu.

Kujtojmë se Hysen Kadiu, ditën e zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputet, hodhi akuza drejt drejtuesve të PD-së se Kavaja, sipas tij,  nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.

Related article  Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias! Çfarë po ndodh mes ish-çiftit pas akuzave për tradhti

Ai shtonte më tej se PD nuk mund të shndërrohej në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe të lihen jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë.

 

 

Published inLajme