Skip to content

Seriali “Adolescence” që po thyen çdo rekord, a i keni vënë re detajet psikologjike që fshihen pas çdo skene?

Seriali i Netflix “Adolescence” ka marrë vlerësime të larta dhe është cilësuar si një nga më të mirët e dekadës së fundit.

Megjithatë, përtej ngjarjes dramatike, disa detaje të fshehura në skena të caktuara kanë një kuptim të thellë që zbulojnë më shumë rreth protagonistit Jamie Miller, i akuzuar për vrasjen e shoqes së tij të klasës.

Psikologia britanike Sheila Redfern, në një intervistë për Daily Mail, ka shpjeguar se si disa elemente të thjeshta – nga një sandviç me turshi deri te pozicioni i karriges – mund të ofrojnë çelësin për të kuptuar motivet dhe emocionet e Jamie-t.

Related article  Zbulohet skandali i SPAK, Visi i Pojes u la i lire deri pas zgjedhjeve, ja kur kishte dale vendimi per te

Në episodin e tretë, për shembull, psikologia Briony Ariston i jep Jamie-t një sandviç me turshi, ndonëse ai nuk e pëlqen.

Ky veprim shihet si një provokim që synon të testojë reagimin e tij. Po ashtu, në një tjetër moment, Briony i ofron Jamie-t çokollatë të nxehtë gjatë një takimi në qendrën e paraburgimit, një teknikë që përdoret nga psikologët për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe për ta bërë pacientin të ndihet më të sigurt.

Related article  'Njerez me uniforme...' Eksperti Karamuço leshon 'bomben': Berisha do vritej në zyrë!

Veshja e psikologes, gjithashtu, është zgjedhur me kujdes. Këmisha dhe pantallonat blu të Brionit janë një zgjedhje e qëllimshme për të krijuar një ambient neutral dhe besueshmëri gjatë intervistave.

Related article  'Duke varrosur Lalin...', Debat i fortë mes Klosit dhe Bushatit: Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg...

Po ashtu, pozicioni i karriges është një tjetër teknikë psikologjike, pasi Briony afrohet gradualisht më pranë Jamie-t për të nxitur hapjen e tij emocionale, veçanërisht tek fëmijët.

Këto detaje të vogla, por të domethënshme, e bëjnë serialin “Adolescence” edhe më intrigues, duke e kthyer çdo skenë në një pjesë të një puzzle psikologjik që fton shikuesit të kërkojnë të vërtetën pas çdo veprimi./TAR

Published inLajme