Skip to content

Theu kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët, Gerta përballet me të papriturën shokuese

Gerta Gixhari është përlotur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj. E për këtë arsye ka vendosur që të thyej kutinë e emergjencës që kishte një telefon.

“Kam shumë kohë që nuk ndihem mirë nga ana emocionale për familjen time. Edhe pjesa e çunave këtu jashtë nuk më ngopi fare, nuk më kënaqi, asgjë.

Related article  Dalin prapaskenat, si Edi Rama goditi Erion Veliajn në pikën më të dobët dhe e parapriu spastrimin e PS me gruan e ministrit...

Prisja të ishin brenda shtëpisë dhe do të doja shumë të flisja, sidomos me djemtë. Për të gjithë familjarët më ka marrë malli, për mamin, për babin, bashkëshortin, por shpresoj shumë që të kem këtë telefonatën nga Vëllai i Madh”, tha Gerta e përlotur para se të lexonte se çfarë përmbante zarfi.

Related article  Bota në ankth: “Kjo është surpriza” – Raketa “Sajjil” e Iranit përdoret ndaj Izraelit!

Por banorja mbeti e mërzitur kur mori vesh se telefonatën nuk mund t’a përdorte vetë, por do ia jepte një tjetri.

“Telefonatën e përzgjedhur nuk mund t’a përfitosh ti. Zgjidh cilit banor do t’ia japësh këtë mundësi”, shkruhej në zarf.

Related article  'Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari', Artan Hoxha bën reagimin e fortë për Klodian Brahon në krye të SPAK, ja cfare i zbuloi

Ndërkohë Rozana me lot në sy i thotë që t’ia japë dikujt telefonatën dhe më pas ai banor do t’ia kthejë prapë asaj.

“Kujtdo që do ja japësh  ne do të marrim fëmijët e tu”, i tha Rozana.

 

Published inLajme