Skip to content

Përdhunimi në Vlorë/ Gazetarja tregon detajet tronditëse: Të miturat…

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin “Top Story” këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë disa ditë më parë.

40-vjeçari Rinald Rakipaj ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare. Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q., i cili është nën hetim, ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Related article  Vjen oferta e madhe nga politika per Luiz Ejllin! Kengetari bën zgjedhjen qe askush s'e priste

Gazetarja tha se adoleshentja largohej vazhdimisht nga banesa, si dhe kishte braktisur edhe shkollën. Sipas Hoxhës, fillimisht adoleshentet kanë bërë xhiro me makinë me 40-vjeçarin dhe më pas kanë shkuar në hotel

Hoxha: Vazhdimisht largohej nga shtëpia dhe nëna e vet kishte kërkuar në polici, e cila largohej fikte telefonin, megjithëse kërkonte ndihmën nuk ia ka dalë mbanë të kontaktojë me psikologë, rezulton se e kishte braktisur shkollën, ishin gjimnaziste dhe shoqe me 15 vjeçaren. Të treja kanë dalë xhiro në Lungomare, njëri prej të dyshuarve njihte nxënësen e shkollës dhe kanë bërë shëtitje me makinën e tij, nën hetim është edhe një tjetër për moskallëzim krimi.

Related article  Trondit modelja shqiptare: E tradhtova burrin me shokun e tij te ngushte, por me ndodhi ajo qe...

Pasi kanë përfunduar shëtitje kanë kërkuar të ripërsëritet xhiro dhe kanë kërkuar të qëndrojnë së bashku se do marrin leje nga prindërit se janë tek njëra-tjetra. Si në momentin që kanë vendosur të qëndrojnë në hotel si është pranuar regjistrimi i tyre. Kokaina është ofruar vetëm ndaj 15-vjeçares, drogën e kishte Rakipaj, i cili rezulton se ishte me precedent në fushën e drogës, deri në mëngjes kanë qëndruar, pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore. Në momentin që të treja kanë nisur të tregojnë se çfarë ka ndodhur, nuk është ngritur ende vepra e abuzimit, por vetëm e drogës.

Related article  Plas keq tek demokratët, Berisha akuzon hapur…
Published inLajme