Skip to content

Përmbytjet nga shiu iu marrin jetën 7 personave, mes tyre një 3-vjeçare dhe motra e saj 11-muajshe

Shtatë persona, duke përfshirë të paktën tre fëmijë, vdiqën në përmbytjet që përfshiu Kampalan, kryeqytetin e Ugandës të hënën e kësaj jave.

Pas një periudhe të gjatë temperaturash të larta dhe thatësire, në qytet ra shi i rrëmbyeshëm dhe autoritetet paralajmëruan për rrezik përmbytjeje. Shirat kanë përmbytur një pjesë të qytetit në orët e para të mëngjesit.

Related article  ME FOTO - Dalin të palarat! Kryemadhi i përgjigjet Metës, i nxjerr ...

Zëvendës zëdhënësi i policisë, Luke Owoyesigire tha se shtatë persona humbën, duke përfshirë dy motra, njëra 3 vjeçe dhe tjetra 11-muajshe. Fëmija i tretë është djalë, për të cilin aktualisht nuk ka të dhëna të tjera.

Related article  Plani për të vaksinuar popullsinë, me dronë që do spërkasin nga ajri

Komuna raportoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Mes viktimave ishte edhe një punonjës i ambasadës amerikane në Kampala por Ambasada amerikane ende nuk ka dhënë koment.

Dy vajzat janë mbytur në shtëpinë e tyre në periferi të Bukotos. Nëna e tyre është arrestuar dhe akuzuar për pakujdesi pasi i mbylli në shtëpi dhe doli për në punë.

Related article  'Mami më vdiq, vëllai më shtriu në tokë dhe më...' Trondit e reja shqiptare! 'Burri me tradhtonte ne dhome te gjumit me...'

Kampala është goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse edhe në të kaluarën. Ndërtimet e pakontrolluara, mbipopullimi dhe mungesa e sistemeve të kullimit po e përkeqësojnë situatën.

Published inLajme