Skip to content

Ish deputeti milioner i PS futet ne fushe dhe q*llon arbitrin (Video)

Biznesmeni kontrovers Koço Kokëdhima, prej kohësh larg zhurmës mediatike, është rikthyer sërish në vëmendje. Ish-deputeti socialist që është edhe president klubit Apolonia ka tentuar sot të godasë arbitrat gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.

Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.

Related article  La pas një vajzë 13-vjeçare, Orgesi humbi jetën në SHBA, kërkohet ndihmë për...

Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.

Related article  "Kuqja intelektuale, çifti i tregut çam....", Dalim postimet, çfarë shkruante Rozana për Nedën: Do e shtyp me makinë

Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.

“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.

Related article  Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë qe do arrestohet

Published inLajme