Skip to content

Rama josh deputeten e PD-së, kërkon që…

Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën tha se gëzon respekt.

Related article  Historia e Yrmerit nga Tirana! Babai vrau veten, djalin e zuri korenti, ndersa une...(VIDEO)

“Janë kthyer prapë te ca personazhe, nuk e kuptoj, ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh, listë kënete. Përveç një emri që kam respekt, zonja që është në parlament, gjithë të tjerët janë personazhe groteske, qesharake, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

Related article  Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji

Më herët Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bërë pjesë e PS, pasi Berisha e la jashtë listave.

 

Published inLajme