Skip to content

Lajmi i fundit/ Kërcet arma në kryeqytet, plagosen 2 persona. Policia thotë se…

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë sot në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Related article  Lajm i trishte, Shuhet inxhinieri që shpiku “kanaçen” për të parë RAI-n në diktaturë (FOTO)

Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Teksa një person i dyshuar është në kërkim i cili tashmë edhe është identifikuar.

Related article  E trishtë! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi shumë i njohur shqiptar

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Related article  'Akoma detyrohet te rrije shtrirë por...!' Briatore jep lajmin prekes per Shumaker! Ju s'e dini, por ja cfarë ka bërë keto kohe

 

Published inLajme