Skip to content

Tragjedi tek skuadra e Brazilit para ndeshjes me Argjentinën, vdes aksidentalisht…

Një tragjedi ka tronditur përgatitjet e kombëtares braziliane për ndeshjen kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pak para fillimit të seancës stërvitore të planifikuar në stadiumin Mané Garrincha në Brasilia, një punëtor i ngarkuar për ngritjen e një skene mbeti viktimë e një goditjeje elektrike vdekjeprurëse.

Related article  Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

32-vjeçari është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm, të cilët kanë tentuar për një kohë të gjatë për ta ringjallur me manovra kardiopulmonare. Fatkeqësisht, pas rreth një ore përpjekjesh, ai u deklarua i vdekur.

Zjarrfikësja raportoi: “Ai ishte në arrest kardiak kur ekipet e shpëtimit mbërritën, përpjekjet për reanimim zgjatën rreth një orë, por rezultuan të pasuksesshme. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u sqaruar”.

Related article  I biri pas hekurave - E ëma trondit me rrëfimin për të dashurën: Kozeta kishte...

Episodi tragjik preku në mënyrë të pashmangshme edhe kombëtaren braziliane të drejtuar nga Dorival Júnior, i cili po përgatitej të zhvillonte një nga seancat e fundit përpara se të nisej për në Buenos Aires. Stërvitja u shty me më shumë se një orë, por skuadra vendosi të vazhdojë përgatitjet për shkak të sfidës shumë delikate ndaj Albicelestes më 26 mars.

Related article  Shpërthen konflikti! SHBA sulmon Iranin. Vjen kundër reagimi – DETAJET

 

Published inLajme