Skip to content

Jozit i ndodh gjëma, Livia ka gati denoncimin kundër tij

Livia, ish-banore e BBVA, gjatë intervistës për emisionin ‘S’e luan Topi’, deklaroi se po mendon të denoncojë Jozefin Markun, pas një deklarate të këtij të fundit.

Liva u shpreh se deklarata e Jozit është denigruese dhe shkelje e imazhit ndaj saj.

“Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.

Related article  Ditët më te mira të vitit! Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat dhe rritje të ardhurash deri në fund të Marsit!

Livia e quan Jozin ‘djalë vulgar’ dhe zotohet se do ta denoncojë për prishje të imazhit.

“Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë.” tha Livia.

Related article  Egli reagon pas diskutimeve në Prime per Gjestin: “Mendohuni mirë…”

 

Published inLajme