Skip to content

“Ok, do flas unë me Dukën”, tifozët kuqezi i ankohen Gjimshitit për biletat (video)

Një episod shumë interesant ka ndodhur mbrëmë në “Wembley” në përfundim të ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila u fitua 2-0 nga “Tre Luanët”.

Në fund të ndeshjes, kapiteni Berat Gjimshiti shkoi të takonte tifozët kuqezi në tribunën ku ata gjendeshin ku u njoh dhe me ankesën e tyre, e cila ka të bëjë me vendimin e fundit të FSHF-së në lidhje me biletat për takimet e Kombëtares.

Related article  Tjeter ngjarje e rende ne vend, dy viktima ne Elbasan nga...

Instituticioni më i lartë i futbollit në vend ka hequr rezervimet e biletave për grupimin më të madh të Kombëtares “Tifozat KuqeZi”, dhe ka vendosur që biletat do blihen vetëm në sistemin online, gjë që nuk është pritur mirë prej tyre.

Related article  'Më ra në kokë për të, por...'. Big Mama rrefen historine e trishte se cfare i beri i dashuri para martese

Në një video të postuar në rrjetin social X, nga Illyrian Footy, tifozët e Kombëtares i ankohen Gjimshitit për biletat, kapiteni kuqezi iu premton se do flasë direkt me Dukën për këtë çështje.

Related article  Kredi për të parë ndeshjet e Kombëtares, tifozi tregon sa ka harxhuar

“Si? Nuk ju lanë jashtë apo atje në Shqipëri? Ok, do flas unë me Armand Dukën”, dëgjohet të thotë Gjimshiti. SHIKOVIDEON

Published inLajme