Skip to content

Policia zbardh ngjarjen, zbulohet shpejtësia marramendëse që po udhëtonin 4 të rinjtë përpara aksidentit fatal

Policia Rrugore ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj thotë se, sipas referimit të kamerave të sigurisë, automjeti tip Mercedes Benz ku ndodheshin të rinjtë ka parakaluar edhe kamionë të tjerë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë.

Më pas, kanë hyrë sërish në karrexhatë dhe janë përplasur me betonierën që kishte ndaluar, pa sinjalistikën përkatëse.

Related article  'Avioni i Wizzair nga Londra në Tiranë ka gropë te krahët, stafi po e mbulon me ngjitëse'

Drejtuesi 24-vjeçar i betonieres ka deklaruar se i kishte mbaruar nafta sapo kishte hyrë në rrugë kryesore dhe i ishte fikur mjeti. Ka provuar të ndezë dhe më pas ka shkuar në një karburant që ishte aty pranë për të marrë naftë. Në dëshminë e tij, ai thotë se ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

Sipas grupit hetimor, përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes për shkak se mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.

Related article  Ndërron jetë në spital punonjësi i Policisë së Burgut të Drenovës!

Sipas policisë, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë më shpejtesi rreth 170 km në orë ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin, mund të ketë qenë më shpejtësi rreth 200 km në orë.

Ndërkohë është arrestuar shoferi 24-vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi, për mungesë të patentës, 25-vjeçari V.K. kushëri i shoferit të betonieres, pasi e ndihmoi atë të largohej nga vendngjarja dhe 34-vjeçari D.K., menaxheri i firmës së betonit që kishte punësuar 24-vjeçarin. Si dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës së prodhimit të betonit.

Related article  Me 1 milion euro për 700 faqe raport, Rama ben gati shkrirjen e SPAK, pse u perplas me Dumanin

Si pasojë, viktimë e këtij aksidenti mbetën 25-vjeçari Enejdi Laçi që drejtonte mjetin, vëllai i tij Erildi Laçi 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi 22 vjeç dhe shoku Enrikejd Kurti 24 vjeç.

Burimi: /tvklan.al

Published inLajme