Skip to content

Plas të moshuarin në azil, i përvetson pasurinë e i merr pensionin: Do të varros kur të vdesësh

Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u bënë te noteri Terens Kurti, i cili duhet të kishte evidentuar gjendjen e shëndetit mendor të Silvios, i cili kurohej në këtë drejtim që nga viti 2015.

“Babi im është diagnostikuar nga një mjek psikiatër që në vitin 2015 që vuan nga çrregullim opsesiv-kompulsiv. Kjo është pra diagnoza e caktuar nga mjeku psikiatër, e cila konsiston në mbledhjen e grumbullimin e çdolloj mbeturine dhe vendosjen e këtyre mbeturinave në çdo hapësirë të shtëpisë si krevat, tavolinë buke, dollap dhe në çdo ambient të mundshëm duke e bërë aksesimin në shtëpi të pamundur të kaloje nga një derë në derën tjetër”, tha denoncuesja Irinda Shala.

Related article  Grabitet vila në rezidencën “Valamar” – Si dështoi shërbimi i sigurisë dhe heshtja nga institucionet

“Noterja nëse do e kishte evidentuar dhe ta merrte në pyetje do e kishte lehtësisht të kuptuar që ky person ka probleme të shëndetit mendor, aq më tepër që ne kemi kartelën e shëndetit mendor. Është e kartelizuar që nga viti 2015, që është një i sëmurë i shëndetit mendor dhe ai për shkak të sëmundjes nuk kupton dot të kryejë gjithë këto mori veprimesh materiale apo juridike për të kuptuar në thelb se çfarë po ndodh”, tha avokatja Nertila Qordja.

Related article  Per meritat e Termet Peçit ne sportin e 'Gyp Gyp', vëllait i dhurojne per privatizim bazën ushtarake të Porto Palermos

Published inLajme