Skip to content

E rëndë, ndërron jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari që u përplas nga makina

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari nga Burreli, i cili i përplas pak orë më parë në aksin Burrel-Klos.

Burime për vizion Plus bëjnë me dije se i mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë palgëve të marra.

Mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në shtëpi në momentin që ëhstë përplasur nga makina.

Klos/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Published inLajme