Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi atë është Elton Ilirjani, i cili këtë të mërkurë është kthyer në emisionin “Opinion” për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur.
Ai tregoi se Parashqevi Simaku u nda me bashkëshortin, Robert Nolfe, pas lindjes së djalit. Vdekja e të atit, presioni psikologjik dhe zhgënjimi në vitet e para të karrierë kanë qenë disa nga arsyet që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre, Ilirjani tregon se Parashqevia u bë një nënë e dedikuar.
Sa i përket ndarjes, Ilirjani tregoi se edhe Robert Nolge i ka rrëfyer të njëjtën gjë si Parashqevia.
Megjithatë ai zbuloi për herë të parë se Parashqevia nuk ka shkuar kurrë në një proces gjyqësor për t’u ndarë me të. Madje ajo mendon se ajo nuk është ndarë me bashkëshortin e saj.
Ilirjani tregoi se Gjykata Supreme kishte vendosur që djali i tyre, Luke, të jetonte me të atin pasi e kishin vlerësuar si jo të aftë për të rritur fëmijën. Për këtë arsye, Parashqevi Simaku kishte jetuar plot 15 vite pa e takuar djalin./tvklan.al