Skip to content

Tërmeti i fuqishëm trondit vendin, njërëzit dalin të alarmuar nga banesat

Një tërmet me magnitudë 5.5 Rihter goditi shtetin jugor të Meksikës, Oaxaca të premten në mbrëmje, thanë autoritetet meksikane dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti ishte pranë qytetit të San Miguel Achiutla në një thellësi prej 64 kilometra, tha USGS.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha në X se nuk ishte raportuar asnjë dëm, ndërsa guvernatori i Oaxaca tha në një postim se protokollet e emergjencës ishin aktivizuar.

Tërmeti shkaktoi alarmin sizmik të qytetit të Meksikos, duke i nxjerrë banorët për pak kohë në rrugë, shkruan Reuters.

 

Published inLajme