Skip to content

Bashkeshortja e Andis Harasanit prek me fjalët e saj: Nuk tregoj asnjë herë që është i sëmurë

Ish-deputeti socialist Andis Harasani, i cili mbajti detyrën e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në vitet 2002-2005, nuk e tregoi sëmundjen e tij as në ditët e fundit të jetës, kur komunikonte në rrjetet sociale me miqtë e tij për zhvillimet në Shqipëri.

Megjithëse u largua në vitin 2013 drejt SHBA-së, distanca nuk e pengoi asnjëherë atë të kryente analiza mbi situatën ekonomike, politike, të merrte pjesë në debatet që ndizeshin në rrjetet sociale.

Related article  'Ketu vijne ata qe duan te...' Vendi i mrekullive? Misteri i këtij vendi në Kavajë, banorët tregojne se... (Video)

Postimi i fundit në profilin e tij në facebook, daton më 25 shkurt, pak ditë para se të humbte jetën.

Bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela, në mesazhin e saj të njoftimit mbi vdekjen e tij, thotë se Andisi luftoi deri në fund për familjen, për të e 2 djemtë, por fatkeqësisht e humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën luftoi për 2 vite me radhë.

Related article  Nuk e p*soi nga Ilir Meta, por bie brenda me kembet e veta! Xhensila ne h*ll te madh, drejt b*rgut per nje femer

Ish-kolegët e tij socialistë, miqtë e tij këtu në Shqipëri por dhe ata që e ndiqnin në rrjetet sociale, janë tronditur nga lajmi i rëndë, pasi shumë pak miq të ngushtë të familjes e dinin se ai vuante.

Related article  'Me fat qe...' Xhami i thyer i avionit, pasagjerja shqiptare rrefen tmerrin ne ajer (VIDEO)

Pasi, kjo se pengoi Harasanin, të ishte një zë kritik dhe aktiv edhe pse përtej oqeanit, i sëmurë.

 

Published inLajme