Skip to content

Historia që të rrënqeth shpirtin e vogëlushit, babai i ka ndërruar jetë nëna e sëmurë. Ai shet lajthi

“Babi më ka ndërruar jetë, nënën e kam të sëmurë nga koka, pas shkolle dal dhe shes lajthi”

Në Pogradec, teksa shëtitorja buzë liqenit ishte e tejmbushur me fëmijë që luanin sot për Ditën e Verës e me prindër që kujdeseshin për çdo hap të tyre, përshtypje më bëri një djalë i vogël, me fytyrën e mërzitur, që po shiste lajthi.

E pashë me bisht të syrit, por nuk e ndalova. Mendja më mbeti tek ai. Zoti (fati, natyra a rastësia) e solli afër meje përsëri, teksa po pija kafe. Shoku që isha ulur i kërkoi lajthi.

Related article  Aksident tragjik! Djali shuhet në lule të rinisë (Emri-Foto)

— Si quhesh? — e pyes unë.

— Eduard.

— Sa vjeç je?

— 13.

— Sa kohë ke që shet lajthi?

— Po kam nja dy-tre vite.

— Po prindërit pse të lënë të punosh kaq i vogël? Nuk shkon në shkollë ti?

— Babi më ka ndërruar jetë. Mamin e kam të sëmurë nga koka. Unë shkoj në shkollë e pas shkolle dal dhe shes lajthi. I çoj lekët mamit për ilaçe.

Related article  'Rama duhej t’i thoshte Stop', Avokati nxjerr sekretin se cfare ka marre me vete Balluku në Zvicër e Bullgari

— Mëson në shkollë?

— Po mësoj. — (i turpshëm dhe ul kokën sikur do të ikë)

Shoku im nxjerr gjithë lekët që kishte dhe ia jep, e Eduardi numëron lajthitë.

— Nuk kam kaq shumë lajthi…

— Mbaji, mbaji lekët, por mos ki turp që punon. Sepse nuk je fëmijë, je burrë, — thotë shoku im që vendos syzet për të mos u parë që i dolën lot nga sytë.

Related article  Tragjedi ajrore, rrezohet avioni dhe humbin jeten te gjithe udhetaret

Iku. Me një hap të lehtë. Me kokën ulur. Shok nuk kishte me vete. Në dorë mbante 5-6 qese lajthi që kushtonin një mijë lekë të vjetra e që nuk i haje dot. Më dukej vetja i paaftë për të ngrënë nga duart e atij heroi të vogël. Atij heroi burrë.

Pogradec, 2025.

Xhensil Shkëmbi

Published inLajme