Skip to content

E rëndë në Vlorë/ Nëna “katile” përplas disa herë në trotuar foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Vlorë, ku një nënë ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, teksa bëhet fjalë për një grua rreth 35-vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të dehur ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën e saj.

Related article  E rëndë në Itali / Goditet nga treni në Ankona, humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar

Qytetarët e pranishëm aty dhe forcat e Policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën dhe ajo i ka kundërshtuar me forcë.

Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe sipas policisë nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Related article  Eltoni jep lajmin e trishtë, ja çfarë ka ndodhur me Parashqevinë

Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.

Related article  Eni Çobani shokohet: A jeni burra ju a jo, përcolle nusen, si...

 

Published inLajme