Skip to content

Pas 3 orësh dëshmi në SPAK, Ajola Xoxa del nga Prokuroria e Posaçme

Pas 3 orësh marrjeje në pyetje Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj la ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Ajola Xoxa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për shkak të hetimeve që po kryhen për korrupsion. Pas saj pritet që të thirret dhe merret dëshmia e kryebashkiakut Veliaj.

Related article  Rama vendim e forte për Ksamilin e Dhërmiun: Sezonin tjetër…

Ky i fundit dhe familjarët po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion ndaj dhe iu nënshtruan kontrolleve të banesave, bizneseve por iu sekuestruan edhe celularët.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Related article  Bora Zemani flet pa dorashka: Si po e përjeton marrëdhënien me Donald Veshaj?

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

Related article  FOTO/ Përlejshme me armë në kryeqytet, vritet djali i politikanit shqiptar. Emri...
Published inLajme