Skip to content

Berisha rikthehet në terren me super energji/ Skenar për bojkot të zgjedhjeve? Ja si përgjigjet ai

Kreu i PD, Sali Berisha përjashtoi mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve nëse nuk realizohet objektivi për qeveri teknike.

Në fjalën e tij për mediat në protestë, ish-kryeministri u shpreh se nuk ka zgjedhje me Ramën, ndërsa theksoi se diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje civile.

Related article  “500 mijë €”/ Berisha bën deklaratën e fortë: Ju zbuloj bisedën sekrete të deputetit të Ramës me gjyqtaren

I pyetur për një skenar të ngjashëm me atë të Sirisë, ish-kryeministri u shpreh se “ne bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret me mosbindje civile”.

“Në asnjë rast nuk bojkotohen zgjedhjet. Me Ramën nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen. Beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij. Ne bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret me mosbindje civile. Të jeni të sigurt që nuk i reziston dot. Ju e patë Assadin si përfundoi. 35 mijë ushtarë të Assadit me 300 rebelë. Diktatorët nuk i mbron kush. Diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje civile. Nuk i reziston dot mosbindjes civile”, tha Sali Berisha.

Related article  Lutuni të gjithë! Vatikani jep lajmin e dhimbshëm për Papa Françeskun
Published inLajme