Skip to content

Shokon Eni Çobani, nxjerr EMRIN e këngëtares së njohur: I mori burrit pasurinë me mashtrim

Avokatja Eni Çobani, përfaqësuese ligjore e ish-bashkëshortit të këngëtares Violetë Kukaj ka thënë se ajo i mori pasurinë ish-burrit me mashtrim.

“Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.

Related article  Sekuestrohen 10 celularë në burgun me VIP-a! Cmenden ‘Kokat’, kush i spiunoi

Çobani tha se gjyqi pritet të vazhdohet.

Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.

“Nuk ka fituar asgjë. Gjyqi që ka fituar ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka shkuar ka denoncuar bashkëshortin, i cili kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin.”, tha Çobani.

Related article  Misteri pse nuk ngrihet droni në malin e Tomorrit? Shpjegimi le me GOJE HAPUR Fevziun dhe te ftuarit ne “Opinion”
Published inLajme