Skip to content

Kaosi me listat e PD/ U zëvendësua me Vangjel Dulen, tërhiqet nga kandidimi 

Pakënaqësi në rritje, kaos dhe refuzime për kandidime në listat e hapura të Partisë Demokratike dhe farsës së Primareve të Sali Berishës.

Pas shpalljes së listës së mbyllur të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Manjola Nikollo mësohet se ka refuzuar për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në listën e hapur.

Related article  Nese zgjedhjet mbahen sot! Ja ke votojne shqiptaret! Sondazhi amerikan i Top Channel befason

Gazetari i Report TV, Limos Didani, informon se ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë Nikollo mbi arsyet e këtij refuzimi, por burime pranë PD-së bëjnë me dije se vendimi ka ardhur pasi emri i saj, në bazë të rezultateve të Primareve, është zëvendësuar me Vangjel Dulen e PBDNJ.

Related article  Merr fund makthi për udhëtarët, rruga Librazhd-Prrenjas hapet nesër

Manjola Nikollo dha dorëheqje nga kryetare e Degës së PD Sarandë, për të garuar në Primare, ku u rëndit e treta në Qarkun Vlorë.

Related article  Pasi u panë të afërt, Romeo dhe Heidi konfirmojnë rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, ja cfare kane bere

 

Published inLajme