Skip to content

Gerta ia përmendi sërish prindërit, Rozana vendos të largohet nga BBVA

Një debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Albania, duke kaluar në ofendime të rënda dhe përfshirë edhe familjarët.

Shkëndija që ndezi këtë konflikt ishte një koment i Gertës, e cila i përmendi Rozanës babanë e ndjerë, gjë që e bëri artisten të humbasë qetësinë. E prekur thellë, Rozi reagoi ashpër, duke gjuajtur tavolinën dhe duke shpërthyer në britma:

Related article  Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier: Gruaja nuk donte, ju tregoj se cfare bente!

“Emrin e Nand Radit mos e përmend më! Emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar!” – u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej e revoltuar nga oborri, duke hedhur gjësende.

Related article  Anila Hoxha nxjerr prapaskenat e rènda! Tre kandidatët tjerë e dinin që nuk fitonin, ja çfarë loje luajti Ameríka

Kjo përplasje nuk është e para mes dy banoreve, pasi tensionet mes tyre kanë qenë të pranishme që prej fillimit të spektaklit. Megjithatë, situata e fundit duket se ka arritur kulmin, duke lënë një atmosferë të rënduar në shtëpi.

Related article  Çfarë po ndodh?! Tërmet 6.9 ballë rihter. Ja ku ishte epiqendra

Aq sa, në një moment Rozana vendosi të largohet nga shtëpia, por ishin banorët e tjerë që e qetësuan.

A do të sjellë ky incident ndonjë masë nga Vëllai i Madh? Publiku po pret me interes zhvillimet e radhës.

Published inLajme