Skip to content

Dorëheqjet nuk kanë fund tek PD, ikën ikona e PD-së. Refuzon kandidimin

Ilir Krosi, i cili doli i pari në Primaret e Dibrës është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës kryesoi në procesin e Primareve me 578 vota, më pas ndiqej nga Denisa Vata e cila siguroi 247 vota dhe Basir Çollaku me 69 vota.

Related article  'E mban mend kur...' Moderatorja bukuroshe ngacmon live Xumin, video qe po ben xhiron e rrjetit

Para se të dorëzohet lista e plotë në Kqz, disa demokratë kanë hequr dorë nga gara. Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Po ashtu Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian u tërhoq sot nga koalicioni me Partinë Demokratike, për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.

Related article  G-Bani “shpërthen” pas zarfit të zi: “Vetëm ne dënohemi, por kur i bën Gjesti…”

Si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Hysen Kadiu është tërhequr për të garuar si deputet në Qarkun e Tiranës. Kadiu edhe pse doli si me i votuari në Primarët e selisë thekson se kishte rënë dakord të ishte në listën e mbyllur por gjërat ndryshuan.

Related article  Pas daljes nga ‘BBVA’, Livia bën reagimin e papritur ndaj Rozanës (Foto)

 

Published inLajme