Skip to content

Dorëheqjet nuk kanë fund tek PD, më e votuara e qarkut largohet

Femra e tretë më e votuar në Shqipëri tërhiqet nga kandidimi

Edhe ish-kryetarja e degës së PD-së në Divjakë, Elisabeta Rredhi, e cila rezultoi gruaja më e votuar në Qarkun e Fierit në Primare me 492 vota dhe e treta në të gjithë vendin, ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.

Related article  Gjesti nxjerr keq Ledionin pasi u transmetuan pamjet për nishanin e Eglit

Ky vendim është marrë pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të Qarkut të Fierit, teksa sipas saj, kur dha dorëheqjen nga posti i kryetares së degës kishte rënë dakord me Berishën për të kundërtën.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Rredhi shkruan se nuk i trembet garës së hapur, pasi ka garuar në vitin 2017, kur dorëzoi edhe mandatin, si dhe enë vitin 2021, kur doli e dyta më evotuara në Qarkun e Fierit edhe pse ishte renditur rreth fundit të listës.

Related article  E PAPRITUR, Laerti çon në gjyq disa prej ish-banorëve të Big Brother VIP, Zbulon arsyen

Ajo thotë se një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve. Më tej, rredhi shkruan se vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar.

Related article  Si SPAK do përmbysë listën e PD në Tiranë! Kush jane deputetet qe i pret burgu dhe kush do u zere vendet

 

Published inLajme