Skip to content

Ish-deputeti i PD-së tradhëton Berishën. Kandidon në listën e PS-së

Mblidhet Kryesia e PS, pas takimeve të Ramës kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve. Tre deputetë janë tërhequr nga gara, Nasip Naço në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër. Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS në listën e hapur në Kukës.

Related article  Kabineti “Rama 4” mbuluar me mister, vizita qe shokoi shqiptaret

Më herët është tërhequr edhe Petro Koçi. Të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të garojnë në listë të hapur, pasi lista e mbyllur do t’iu lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike.

Related article  Dridhet toka/ Tërmet i fortë godet vendin

“Vula” listës së kandidatëve do t’i jepet në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.

Related article  54-vjeçari tenton të djegë familjen në Kamëz, gruaja dhe fëmijët tregojnë tmerrin

 

Published inLajme