Skip to content

Dha dorëhqeja nga lista e PS-së, deputeti i majtë letër Berishës: I dashur…

Nga Petro Koçi

I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,

Meqe deklarata ime e fundit lidhur me procesin e percaktimit te kandidaturave ne PS te paska djegur ty me shume se cdokend tjeter kishe pasur “mencurine” pa pike kuptimi te permendje emrin tim ne nje kumtim te trullosur gjyqesor ndaj partise time.

Ta kam thene dhe here tjeter se ndryshe nga ti une kam vendosur te vdes si qytetar i mire dhe jo si ti, politikan i pasur.

Related article  Del motivi shokues pse vellai i mori jeten vellait

Nuk eshte faji i diagnozes politike qe te kam percaktuar ne rastin e epshit te pakontrolluar te femijeve dhe dhenderrit tend per pasurim miliona eurosh gjate karrieres tende kryeministrore. Jam perballur me ty, krimet e tua dhe kandidatet e tu dhe i kam mundur as me grushta, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berbere, as me tregeti, por me vota te pastra ne Fier dhe ne Kombinat.

Related article  TRAGJIKE - 11-vjeçari i jep fund jetës pasi mësuesja e quajti 'budalla' (foto)

Per kutin tend kriminal nese nje politikan nuk eshte pak bandit, pak zjarrvenes, pak votevjedhes, pak grabites, pak hajdut atehere ai katandiset te emertohet naiv i pamencur.

Je fatkeqesia e vendit tim sepse cdo e keqe tjeter ne kete vend eshte nje e keqe me e vogel se ajo e jotja. Prandaj progresi yne ka ngecur shpesh nga litari yt ne kembet e Shqiperise tone.

Related article  “Është vëllai i munguar i familjes sonë”, motra flet për Eglin dhe lojën e saj në “BBV”

Nese Ceno Klosi do rezultoje i inkriminuar serish do mbetet nje cironke perballe nje peshkaqeni si ti ne fushen e krimit.

Ti je turpi i komunisteve qe u ktheve ne nderin e pëdëistëve.

Je Mallkimi i vendit tim!

Harram!

 

 

Published inLajme