Skip to content

LISTAT E MINUTËS SË FUNDIT/ Në PD shkojnë aleatët, kryebashkiakët e PS-së dorëzojnë mandatet

Aleatët e Sali Berishës i dorëzuan emrat e kandidatëve të tyre për deputetë. Në kampin socialist, Edi Rama pritet të finalizojë listën pas takimeve me drejtuesit e qarqeve, ndërsa kryesia e PS do të mblidhet për miratimin përfundimtar. Ndërkohë, edhe PD pritet të mbledhë organet drejtuese pasditen e së mërkurës.

Aleatët I trokitën për herë të fundit në derë Sali berishës  këtë të martë për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të kenë në listat e koalicionit në 11 maj.

Disa pritën në seli, pasi shkuan para Berishës!

Teksa kanë mbetur vetëm disa orë për zyrtarizimin në kqz, Berisha ka takuar edhe drejtuesit e qarqeve!

Related article  Pas lojës që përfundoi keq mes tyre, Egli e ashpër ndaj Gjestit — i përmend Xhenetën: “Ke qef ato që…”

E mërkura tashmë do të jetë vendimtarja për emrat që forcat do të nënë përballë në të 12 qarqet.

Paradite kryesocialisti Edi Rama do të diskutojë me drejtuesit e qarqeve në një mbledhje online, ndërsa në orën 19:00 pritet të mblidhet kryesia e partisë socialiste për të bërë filtrin e fundit.

Demokratët do të mbledhin kryesinë në orën 16:00 për të miratuar emrat e propozuar nga Sali Berisha, ndërsa në orën 19:00 është thirrur mbledhja e këshillit kombëtar.

Related article  Viti i Ri troket në disa vende të botës, pamje spektakolare fishekzjarresh (VIDEO)

Por teksa ethet e listave kanë kapluar dy selitë kryesore emra të rëndësishëm kanë marrë vendimet e tyre.

Kështu kreu  I Partisë së Lirisë Ilir Meta do të kandidojë në listën e hapur të Tiranës ndërsa në një reagim nga burgu tha se për ta bërë “Shqipërinë madhështore” duhen marrë vendime të rëndësishme.

Lëvizje ka pasur edhe nga kampi rozë.

Një ndër të paktët xhaketa të vjetra që kanë mbetur në PS, Petro Koçi njoftoi dorëheqjen pasi tha se është spostuar nga drejtuesit e qarkut të Tiranës duke mos u lajmëruar  për mbledhje të ndryshme.

Related article  “Pse iu hodhe vajzave ashtu?”/ Egli xheloze për vajzat? Gjesti i përgjigjet: Jam djalë…

Ndërkohë, kreu i bashkisë Mat, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen për të kandiduar për deputet.

Të njëjtin ritual ndoqi pas tij edhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, i cili ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme me qëllim përfshirjen e tij si kandidat i PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Gjirokastrës.

Po ashtu mësohet se dorëheqje të tjera pritet të ndodhin nga ora në orë të disa kryetarëve të tjerë të bashkive socialiste.

 

Published inLajme