Skip to content

Vdekja tragjike në moshë të re tek Barcelona, zbulohen detajet. U gjet i vdekur në hotel teksa…

Ndeshja e La Liga mes Barcelonës dhe Osasunës nuk do të zhvillohet sot. Vendimi i papritur është marrë pak minuta para fillimit të sfidës dhe ka qenë vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ai i cili ua ka komunikuar ekipeve.

Dy skuadrat kishin publikuar formacionet dhe kishin nisur të dilnin në nxemje portierët, kur Laporta ka hyrë në dhomat e zhveshjeve fillimisht të katalanasve dhe u ka bërë të ditur se sfida nuk do zhvillohej për shkak të “forcës madhore”.

Më pas u bë e ditur se ishte ndarë nga jeta në pasditen e sotme mjeku i ekipit, Karlos Minarro Garsia, ndaj ishte vendosur që të shtyhej kjo ndeshje në një afat të pacaktuar.

Related article  Zarf i zi? Artani ofendon rëndë Brikenën – çfarë ndodhi?

Sipas medieve iberike, doktori Carles Minarro García (40 vjeç) ka ndërruar jetë në hotelin ku ishte grumbulluar Barcelona. Fataliteti ka ndodhur pasi ka ngrënë me ekipin dhe ka shkuar në dhomën e tij për të pushuar. Ai u gjet pa jetë aty në momentin që stafi kuptoi se po vonohej për t’u ngjitur në autobus dhe diçka kishte ndodhur. Garcia ishte një mjek sportiv i përkushtuar që shërbeu si doktor i ekipit të parë të Barcelonës që prej vitit 2017.

Related article  Shokon Eni Çobani, nxjerr EMRIN e këngëtares së njohur: I mori burrit pasurinë me mashtrim
Published inLajme