Skip to content

Pyet mjekun: Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?

“Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?”

Përgjigjet Tahir Çela, kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës

Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndihet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e një sëmundje.

Related article  Top Channel e mashtroi per shtepine! Hap zemren Arjola Demiri 'Ja cfare me pane syte kur shkova aty'

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë, pacienti duhet të ekzaminohet, të kryhet konsulta.

Related article  I FUNDIT - Amerikanet zbarkojne ne SPAK pas rastit Balluku, konfirmohet se edhe dy ministra jane...(Detajet)
Published inLajme