Skip to content

Trishtuese! Reagon Egli pas daljes nga shtëpia: Ju nuk e keni idene se si… (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet e pasigurt për ndjenjat e saj, duke theksuar se brenda saj ndjen një boshllëk dhe zbrazëti.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem… Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje,” shkruan Egli, duke lënë të kuptohet se po kalon një moment reflektimi dhe pasigurie.

Related article  Vuçiç "në delir", kthen ndeshjen si a*më politike: Shqiptarët fituan në futboll, por ja si do ua marrim h*kun

Ajo shton se ndonjëherë arrin ta shpëtojë veten, por ndonjëherë e ka të pamundur. “Në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi,” përfundon ajo, duke treguar qartë nevojën për mbështetje emocionale pas eksperiencës në BBV.

Mediat bëjnë me dije se Egli nuk ka dashur që të largohet edhe pse ka qenë shumë e rënduar psikologjikisht ashtu sicc e kemi parë të gjithë. Madje kush ka qenë i vëmendshëm në vendimin e vëllait të madh thuhej: “Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.

Related article  Barometri: Rama në pikiatë, rritet PD

Pra Egli është larguar nga produksioni dhe jo më dëshirë. Fjalët e fundit të Eglit pak çaste para se të largohej nga shtëpia: “Nuk kam…” Pak çaste para se të njoftohej largimi i saj nga shtëpia, juria e përbërë nga anëtarët e Big Brother Vip Albania, ka zgjedhur Egli Takon si “Miss fitnessi”.

Related article  Plagoset në poligon, Humb jetën vajza e re – Detajet

Me të fituar këtë çmim, juria i ka bërë thirrje për tu ngjitur në skenë, por ajo ka refuzuar, kjo me arsyen se nuk ndihet mirë. “Mezi u çova, nuk kam fuqi. Falemnderit shumë juria”, u shpreh Egli.

Vetëm pak çaste më pas, një zarf i kuq njoftoi largimin e Eglit nga shtëpia, duke e lënë në mes garën.

“Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.

Published inLajme