Skip to content

Vdekja e 68-vjeçarit në Vlorë, policia: Dëmtimet në fytyrë ja shkaktoj kafsha shtëpiake, vdekja erdhi si pasojë e…

Vlorë/Informacion në vijim—Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me gjetjen pa shenja jete të shtetasit B. D., 68 vjeç, në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ju informojmë se:

Related article  'Më mungon', Gjesti flet për marrëdhënien me Eglin pas përfundimit të BBV! Mesazhi qe i coi

Nga këqyrja e trupit të shtetasit B. D, në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, nga grupi hetimor, në përbërje të të cilit ishin eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist, nuk u konstatuan dëmtime trupore që të kenë sjellë vdekjen.

Related article  ‘Nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq e fëlliqur në jetën time’! Çfarë i bëri Gjesti-Eglit, banorja shpërthen në lot

Paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale. Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi.
Kafsha shtëpiake u konstatua edhe nga shërbimet e policisë në momentin e mbërritjes në vendngjarje.

Related article  Babai hap iPhone-in e të birit një vit pas vrasjes, zbulon videon e autorit të dyshuar

Vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Published inLajme